Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është deklaruar mbi arsyen pse mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Bislimi ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes në listë zgjedhore, është se do të udhëheq shtabin zgjedhor.
“Për t’i dhënë fund edhe manipulimeve të shpërndara që nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se mospjesëmarrja ime në listën zgjedhore të subjektit tonë, vjen si fakt i udhëheqjes së shtabit zgjedhor. Shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”, ka shkruar Bislimi.
Listës së VV’së i prin Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schëarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Faton Peci dhe Shqipe Selimi. Kjo është dhjetëshja e parë e kësaj partie.