Gjatë muajit mars të këtij viti janë regjistruar gjithësej 1 mijë e 038 ndërmarrje të reja.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga gjithsej 1 mijë e 038 ndërmarrje të reja të regjistruara, 782 janë me pronarë meshkuj, 218 me pronare femra dhe 38 me pronarë të përzier meshkuj dhe femra.
Prej ndërmarrjeve të reja të regjistruara 1 mijë e 028 prej tyre janë Mikro Ndërmarrje me 1 deri 9 punëtorë dhe dhjetë janë ndërmarje të vogla me 10 deri 49 punëtorë. Ndërkaq nuk ka asnjë ndërmarrje të mesme apo të madhe, të regjistruar gjatë muajit mars të këtij viti.