Live

Mbledhja e 119 e Qeverisë, zyra e kryeministrit tregon për vendimin që u miratua

19:15 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti e ka zhvilluar mbledhjen e 119, të hënën.

Në të është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

“Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”, vazhdon njoftimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...