Disa protestues kanë nisur të mblidhen të dielën afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.
Policia serbe e ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit.
Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrullat Popullore”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetjes tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.
Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.
Në disa pamje të publikuara në platformat online, protestuesit dëgjohen duke insistuar që t’i afrohen pikës kufitare, ku shihen trupa të misionit të NATO-s, KFOR./REL