Live

Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK’së në Ferizaj, diskutohet marshi i 2 prillit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së

15:28 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj sot ka mbajtur mbledhjën e saj, për organizimin sa më të mirë për nder të krerëve të UÇK’së.

Të pranishëm ishin kryetari I Ferizajt, Agim Aliu, përfaqësuesi Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush Xhemajli dhe anëtarët e tjerë.

Bëjmë të ditur se Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...