Live

Mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, pritet aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën

08:46 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Këshilli i Ministrave të BE-së, do të mblidhet sot, ku në rend të ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

Ai madje ka thënë se Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Lajm i shkëlqyer, Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...