Live

Mbyllet afati për viktimat e dhunës seksuale

22:12 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dje është përmbyllur afati për aplikim për të fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 20 mijë viktima që supozohet se u dhunuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë, vetëm 2 mijë nga to kanë aplikuar në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale.

Statusi u është njohur deri më tani 1500 viktimave dhe në proces për njohje apo edhe raste në gjykata si shkak i refuzimit janë edhe 500 viktima.

“Viktima me shifër 24”, është njëra nga viktimat të cilat, për RTK-në, ndër vite u rrëfyen për dhunën seksuale që përjetuan gjatë luftës në Kosovë.

Megjithëse i është pranuar statusi i viktimës së dhunës seksuale, ajo flet për sfidat nëpër të cilat ka kaluar për ta marrë këtë status.

Sikur kjo viktimë, edhe rreth 2 mijë të tjera aplikuan për marrjen e statusit. Ky afat ka përfunduar më 5 shkurt të këtij viti derisa mësohet se rreth 1500 grave e burrave deri më tani u është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, kërkon që procesi i aplikimit për marrjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të mos ketë limit kohor.

E për rastet në gjykata Rushiti tregon se si janë fituar rastet e këtyre viktimave.

Lidhur me aplikimin dhe procesin në tërësi, RTK ka kontaktuar kryesuesen e komisionit qeveritar, Luljeta Selmani, e cila nuk i është përgjigjur interesimit tonë për të folur rreth aplikimeve por edhe ankesave të personave të cilëve u është refuzuar statusi.

Edhe organizatat që merren me rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës kërkojnë zgjatje të afatit për Aplikim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...