Live

Më 1 mars vendoset për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e 33 civilëve në Pejë

13:01 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Para më shumë se pesë muaj, Hungaria e ka arrestuar një 48-vjeçar nga Serbia, i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.

S.S, dyshohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë vitit 1999-të në lagjen “Kristal” në Pejë.

Lidhur me rastin pati raportuar edhe Kosovalive.net.

Gjykimi për ekstradimin e tij do të mbahet më 1 mars.

Kështu u bë e ditur në një përgjigje nga Gjykata Metropolitane e Budapestit.

“Ju njoftojmë se më 1 mars do të zhvillohet gjykimi për rastin e ekstradimit të një personi të dyshuar për krime lufte të kryera në Pejë në vitin 1999. Gjykimi do të fillojë në ora 8:30 në Gjykatën Metropolitane të Budapestit”, thuhet në përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua