Live

Më 15 shkurt mbahet konferenca përgatitore për ish-krerët e UÇK-së

12:16 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Për çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova më 3 shkurt caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit.

Ky panel duhët të vendos mbi apelin e ndërmjetëm të dorëzuar nga Mbrojtësi i Viktimave.

Bazuar në Rregullore, personat që dorëzojnë kërkesë për të marrë pjesë në proces si viktima pjesëmarrëse dhe u është rrëzuar kërkesa, kanë të drejtë ta apelojnë vendimin, shkruan rtklive.

Paneli i Gjykatës së Apelit përbëhet nga gjykatësit Mishel Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos. Paneli miratoi kërkesën e Mbrojtësit për zgjatjen e afatit për dorëzimin e apelit të përbashkët për të gjithë grupin e personave që u është refuzuar kërkesa, pasi kjodo ta përshpejtonte procesin.

Paneli caktoi si afat për apelin, 15 shkurtin ose shtatë ditë pasi parashtruesit e refuzuar të jenë njoftuar për vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake, cilado datë që është e mëvonshme.

Konferenca përgatitore për Prokurorinë në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për datën 15 shkurt, duke filluar në orën 9:30.

Shpërndaje në

U Kopjua