Live

Më i madhi në historinë e saj, sulmohet banka shtetërore në Rusi

12:47 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

VTB e cila është banka e dytë shtetërore më e madhe në Rusi, ka raportuar sulmin më të madh kibernetik në historinë e saj, raportojnë mediat e huaja.

Ata paralajmëruan për vështirësitë e përkohshme në akseset e qytetarëve në aplikacionin e saj celular dhe faqen e internetit, por ata kanë deklaruar se të dhënat e klientëve të tyre janë të sigurta.

“Infrastruktura teknologjike e bankës është nën një sulm kibernetik të paprecedentë nga jashtë. Më e madhja jo vetëm këtë vit, por në të gjithë kohën që ka operuar banka”, tha VTB në një deklaratë.
Subjektet qeveritare ruse dhe kompanitë shtetërore janë vënë shpesh në shënjestër për shkak të luftës më Ukrainë, me faqet e internetit të Kremlinit, linjën kryesore ajrore Aeroflot dhe Sberbank.

Hakerët vonuan gjithashtu fillimin e fjalimit të Presidentit Vladimir Putin në forumin kryesor ekonomik të Rusisë në fillim të këtij viti.

Ndërkohë, hakerët pro-rusë kanë marrë përgjegjësinë ose janë fajësuar për sulme në faqet e internetit dhe infrastrukturës si Lituania, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara këtë vit.

VTB tha se shumica e sulmeve kishin ardhur nga jashtë, por se ishte veçanërisht e shqetësuar nga trafiku nga adresat IP ruse. Ai tha se do t’i dorëzonte të gjitha adresat IP ruse të identifikuara te zbatimi i ligjit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...