Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për nderimin e Agron Haradinajt, vëllait të ish-kryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinajt, i cili ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë.
Një gjë e tillë është kërkuar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila është përcjellë më pas nga deputetët dhe kryeministri, prezent në seancën e ftuar për të diskutuar për çështjen e propozimit evropian, shkruan Demokracia.com.
Agron Haradinaj, veteran i UÇK-së, kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.