Live

“Më shiti kokainë të përzier”, shqiptari që ekzekutoi “Amerikanin”: Nuk doja ta vrisja

19:51 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

38-vjeçari shqiptar, Izbi Çaushi, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të 47-vjeçarit grek të njohur me nofkat  “Amerikani” dhe  “Gus”, mëngjesin e 20 janarit në Kalamata është lënë në arrest me burg.

Gjatë dëshmisë së tij në hetuesi, shqiptari ka pretenduar se “Amerikani” i kishte shitur kokainë të “prishur” dhe e kishte dërguar në spital.

Kjo ka qenë arsyeja sipas tij që ka dashur të kërkojë shpjegim dhe ka “përfituar” nga fakti që 22-vjeçari bullgar i akuzuar si bashkëpunëtor, po shkonte të blinte kokainë nga “Amerikani”.

Sa i përket pistoletës me të cilën vrau viktimën e tij me një të shtënë në këmbën e  majtë, ai pretendoi se e mbante gjithmonë me vete, duke shtuar se nëse do kishte dashur ta vriste nuk do ta kishte bërë këtë gjë në mëngjes dhe në qendër të Kalamatës me tipare të zbuluara.

Shpërndaje në

U Kopjua