Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se çdo paqeruajtës i NATO-s i vendosur në vijën e frontit në Ukrainë pa pëlqimin e Rusisë dhe me armë në dorë do të konsiderohej si objektiv legjitim nga forcat e tyre të armatosura.
“Ata do të jenë një objektiv legjitim për forcat tona të armatosura nëse vendosen në vijën e frontit pa pëlqimin e Rusisë me armë në duar dhe na kërcënojnë drejtpërdrejt”, ka shkruar Medvedev në Telegram.
Medvedev tutje është shprehur se qëllimi i vërtetë i Perëndimit është vendosja e një armëpushimi në vijën e frontit që u përshtatet atyre, shkruan RepublicËorld.
“Është e qartë se të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s thjesht do të hyjnë në konflikt në anën e armiqve tanë (Ukrainës) dhe të shkaktojnë pikërisht atë luftë të tretë botërore, të cilës ata i frikësohen aq shumë kur flasin”, shtoi ai.