Live

Mehaj: Brezat e rinj janë e ardhmja e ushtrisë, janë motivi ynë më i madh për punë

22:10 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar qytetarët nga Gjakova dhe nga Prizreni, ku ka thënë se këto dy qytetet kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës.

Mehaj ka shkruar se qytetarët e këtyre dy qyteteve kanë ditur të luftojnë gjithmonë për paqen, për lirinë dhe për të drejtën stoikisht.

Ushtria kërkon art të të luftuarit, andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos buroj në Gjakovë. Këto dy qytete kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës, poaq sa edhe i jetesës në harmoni. Qytetarët e këtyre dy qyteteve kanë ditur të luftojnë gjithmonë për paqen, për lirinë dhe për të drejtën stoikisht, ndjenë përgjegjësie e fisnikërie që trashëgohet brez pas brezi.” – ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes ndër të tjera ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku ka thënë se brenzat e rinj janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë.

E njëjta ndjenjë atdhedashurie, energjie pozitive e gatishmërie për t’i shërbyer vendit ndihej edhe sot. Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e këtij vendi, ëndrra e dëshmorëve dhe objektivi ynë më i rëndësishëm.” – ka përfunduar Mehaj.

Shpërndaje në

U Kopjua