Live

Mehaj: Faza e testimit të rekrutëve do të fillojë në mars dhe do të zgjasë deri në fund të qeshorit

14:15 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars.

Ai bëri të ditur se kjo fazë parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor, përcjell Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor, për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender ’23”, ka shkruar Mehaj.

Shpërndaje në

U Kopjua