Në takim me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-së për Çështjet Ndërkombëtare, Celeste Wallander, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka diskutuar rreth gatishmërisë së Kosovës për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë globale përmes anëtarësimit në A-5 dhe iniciativave të tjera rajonale.
Sipas Mehajt, e gjithë kjo do të jetë në koordinim të plotë me aleatët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.
“Po ashtu diskutuam rreth avancimeve të FSK-së në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, gatishmërisë për bashkëzbarkime përkrah ushtrive të shteteve partnere, ofrimin e mbështetjes për popullin ukrainas, zbatimin e planit bilateral me ShBA-të, dhe përmbushjen e qëllimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE”.