Live

Melinda merr vendim: Asnjë koncert për Ramazan

15:56 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Rep artistja e famshme nga Mitrovica, Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe jo vetëm.

Ylli i hitit “Nashta” ka njoftuar po ashtu, se për nder të Ramazanit, përgjatë gjithë këtij muaji ajo nuk do të jetë aktive me koncerte.

“Nga sot, e deri në përfundim të Ramazanit s’do të jem prezente në koncerte. Me respekt, Melinda. Urime Ramazani të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Melinda në një storie të publikuar në Instagram.

Shpërndaje në

U Kopjua