Live

Mërgimtarët bllokojnë rrugën Francë-Gjermani, shkak barrikadat në veri

14:54 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një grup i mërgimtarëve kanë protestuar në rrugën Strasbourg – Kehl që e lidh Francën me Gjermaninë.

Protesta ka të bëjë kundërshtimin e vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës dhe bllokimin e lëvizjes së lirë.

Sipas njërit prej organizatorëve, Brahim Shabani, ata kanë bllokuar pikërisht rrugën që lidhë Francën me Gjermaninë për disa arsye.

“Franca është jashtëzakonisht indiferente sa i përket çështjes së barrikadave, vizave.. Prandaj kemi vendosur që këtë bllokadë ta bëjmë këtu”, ka thënë ai.

Ai tregoi se protesta është bërë me leje të autoriteteve gjermane që për dy orë rruga të mbetët e bllokuar, për të cilën edhe i ka falënderuar.

Shpërndaje në

U Kopjua