Live

Merr flakë një veturë në autostradën Prizren – Prishtinë

17:52 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prizren – Prishtinë.

Kjo ka ndodhur në kilometrin e 45-të të autostradës, sipas një lexuesi i cili në adresë të Gazetës Express ka dërguar edhe një fotografi.

Policia nuk ka dhënë ende informacione për këtë rast.

Shpërndaje në

U Kopjua