Live

Meshkujve iu pëlqejnë vajzat me syze, tregon një sondazh

09:26 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Femrat me syze nuk janë seksi? Harrojeni! Ka shumë arsye se përse femrat me syze janë më seksi se ato pa syze.

Në këtë përfundim kanë arritur shumë sondazhe. Një e treta e meshkujve thonë se femrat me syze janë të zgjuara dhe seksi, thuhet në një studim të Shoqatës për Kërkim në Konsum.

Fakt është: njerëzit me syze vlerësohen gjithmonë si më inteligjentë. Një anketë e një kompanie syzesh në SHBA është akoma më konkrete. Sipas tyre, meshkujt preferojnë ato që njihen si “geek chic”.

Mes atyre që mbajnë syze, më të preferuarat janë femrat zeshkane. Në veçanti pëlqehen syzet me kornizën e zezë dhe “eyecat” (symace). Meshkujt pëlqejnë po ashtu femrat me syze për shkak se nuk kanë nevojë që t’i shohin direkt në sy.

Por si janë në krevat femrat që mbajnë syze?

Kjo është qershia mbi tortë. Sondazhet thonë se ato janë të egra dhe preferojnë të eksperimentojnë. Janë më erotike dhe nuk zhgënjeheni prej tyre.

Ndaj, ju vajza që mbani syze, vazhdoni tutje dhe mos u merakosni kur vendosni syzet.

Shpërndaje në

U Kopjua