Live

Mësohet arsyeja e sherrit mes Ilda Bejlerit dhe Shakohoxhës

10:18 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Pas 11 viteve si pjesë e platformës së DigitAlb, u bë e ditur se moderatorja Ilda Bejleri nuk do të jetë më pjesë e ekranit. Të paktën jo në emisonet sportive të kësaj platform sic jemi mësuar ta shohim.

Lajmin për largimin nga puna të moderatores e kishte konfirmuar Dritan Shakohoxha. I ftuar në një emison ai  kishte deklaruar: “Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga ‘Digitalb’, por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi po prapë ne që do ta ndërrojmë.

Ndërkohë Ilda ka njoftuar se do të jetë pjesë e televizionit sërish me një emison në “Top Channel”.

“Po, është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të rikthehem së shpejti në televizion, këtë herë në ‘Top Chanel’, megjithatë do të doja ta lija surprizë. E di që tingëllon si klishe, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim edhe pak”, ka thënë Ilda sa i përket ndryshimit në karrierën e saj. Mediat online kanë shkruar se sherri mes saj dhe Shakohoxhës vinte pikërisht prej protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...