Live

Meta kërcënon me shpërndarjen e Kuvendit, thotë “Banda nuk do ta uzurpojë dot drejtësinë”

12:27 / 15 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta sot para gazetarëve ndërkohë që Kuvendi është duke miratuar një rezolutë kundër dekretit të tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën dhe meqenëse po afron 22 nëntori, dita kur populli votoi me referendum Kushtetutën, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi Kushtetutë si President ka qenë një proces formal apo ceremonial.

Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese.

Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura.

Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti, me një dekret shpërndahet, qeveria me mocion mosbesimi rrëzohet, Presidenti me një impeachment nga një parlament legjitim, jo nga ky…përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore”, tha Meta.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...