Live

Meta takohet me Kurtin: Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike

10:23 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Meta ka njoftuar se ka uruar Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit.

“Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin”, ka shkruar Meta.

Shpërndaje në

U Kopjua