Në konferencën e vazhdueshme të Black Hat USA 2019, Microsoft lansoi Azure Security Lab ‚për studiuesit e sigurisë për të provuar sigurinë e Azure pa vënë në rrezik klientët e kompanisë.
Shërbimi i ri i Azure Cloud do të lejojë studiuesit e sigurisë kibernetike të testojnë sulmet në IaaS ( Infrastructure as a Service ) pa prekur përdoruesit.Me hoste të izoluar, studiuesit do të kenë më shumë fleksibilitet ndaj hulumtimit. Ata jo vetëm që mund të hulumtojnë dobësitë në Azure, por edhe të përpiqen t’i shfrytëzojnë ato.
Microsoft gjithashtu ka dyfishuar vlerat në 40,000 dollarë për ata që gjejnë dobësi Azure. Më parë, shpërblimi për gjetjën e dobësive në Azure DevOps ishte 20,000 dollarë