Analisti Milaim Zeka në Kanalin10 drejtoi akuza të rënda për vjehrrin e presidents Vjosa Osmani. Akuzat Zeka i bëri publike teksa po diskutohej fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në KS e OKB-së, ku e denoncoi raportin e rremë të Dick Marty-it dhe foli pa dorëza në mbrojtje të luftës së krerëve të UÇK-së, që aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Baba i Prindoit ka qenë në SPS, partinë e Millosheviqit. Jo, jo, mos më ndërhyjë Kushtrim, e di çka po flas, kjo është e vërtetë. Vjosa ka urrejtje të madhe kundër Hashimit, Kadrisë e të tjerëve”, ka thënë Zeka duke theksuar se ka fakte për këtë.
E ndërkaq opinionisti Fatmir Sheholli në një tjetër televizion theksoi se me votat e Listës Serbe, Vjosa ka arritur të bëhet presidente.
“Në ditën e zgjedhjes së znj. Osmani, kanë qenë dy vota vendimtare për të, votat e deputetëve Hoxha dhe Fadil Gashi”, tha Sheholli.