Nuk ka shumë kohë që u bë publike ndarja e Miey Cyrus dhe Liam Hemsworth.
Miley menjëherë u pa në krahët e Kaitlynn Carter. Dyshja janë të pandashme e së fundmi u panë edhe në të ashtuquajturën “Labour Day”.
Dyshja ishin në krahë të njëra tjetrës dhe po shkonin për të ngrënë drekë me nënën e Mileyt, Tish Cyrus.
Sapo afera e Mileyt u bë publike, Liam menjëherë plotësoi dokumentet për shkurorëzim dhe pas këtyre daljeve publike të Mileyt me Kaitlynn nuk duket se ka më gjasa për një pajtim me Liamin.