Live

Miley Cyrus i nënshtrohet një operacioni

17:35 / 10 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Miley Cyrus i është nënshtruar një operacioni të kordonit vokal, pasi u shtrua në spital muajin e kaluar, njofton People, transmeton Klan Kosova.

Mjekët zbuluan se kishte probleme me kordat e saj të zërit gjatë qëndrimit në spital, duke e njoftuar më pas këngëtaren se ajo do të duhej të operohej deri në fund të vitit dhe i duhet pushim për t’u shëruar.

Një burim ka thënë se ajo është mirë dhe do të kthehet më mirë se kurrë në fillim të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua