Live

“Ministër, pse s’po e kryen doktorraturën si Bekimi?”, shpërthejnë të qeshurat pas deklaratës së Konjufcës

12:30 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura edhe në seancën e sotme, pas një pyetje që i bëri Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, raporton Express.

Ishte deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ai e cili i tha Ministrit që s’ka qenë në gjendje qe 18 vite ta përfundojë specializimin.

‘I nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim qe 18 vite, kërkova një përgjigje. Çka me thanë z.Vitia qe 18 vjet një specializim s’ke qenë në gjendje me kry. Uroj të punosh në sektorin privat më shumë…”, tha Haxhiu.

Pas kësaj ndërhyri Konjufca, i cili duke qeshur e pyeti Vitinë se pse s’po e përfundon doktorraturën si deputeti Haxhiu, deklaratë pas së cilës shpërthyen të qeshurat.

“Ministër, pse s’po e kryen doktorraturën si Bekimi ti? “, tha Konjufca.

Shpërndaje në

U Kopjua