Live

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

11:29 / 17 Prill 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbërritur në Hagë, për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen tash e disa vite në paraburgim.

Ministri Hasani, bëri thirrje për një proces gjyqësor të përshpejtuar, transparet dhe politikisht të paanshëm.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimit në rrjetin e tij social në Facebook, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Hagë – Bëjmë thirrje për një proces gjyqësor të përshpejtuar, transparent dhe politikisht të paanshëm për:

Hashim Thaçi

Kadri Veseli

Jakup Krasniqi

Rexhep Selimi

Shpërndaje në

U Kopjua