Live

Ministri Peci i fyen gratë dhe refuzon të kërkoj falje

22:07 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është përplasur me analisten Zana Avdiu, gjatë një debati. Gjithçka nisi për një shprehje seksiste që përdori Peci, për të kritikuar opozitën.

“Pjesa më e madhe e opozitës është bë si ajo, që në gjuhën popullore thuhet sikur shtiset e katunit, që vetëm përqeshin”, tha Peci në Pressing të T7.

Menjëherë reagoi Avdiu, e cila e quajti gjuhën e Pecit si të papranueshme.

“Z.Ministër, këtu bëre seksizëm. Shtiset e katunit, t’lutem kjo është gjuhë e papranueshme”, tha Avdiu.

Ministri vazhdoi më tej duke thënë se “Po, s’është seksizëm hiç, po është pasqyrim real.”

Avdiu i kërkoi Pecit që t’u kërkonte falje grave.

“Vetëm gratë merren me thashetheme të tilla? Unë kisha pas dëshirë me na kërku falje. Me ju kërku falje grave”, ishte kërkesa e Avdiut, por që Peci refuzonte të kërkonte falje.

“Kujna more me i kërku falje”, tha Peci në fund.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...