Live

Ministri Rashiq flet pas takimit për Asociacionin: Ka potencional për bisedime të mëtejshme

14:42 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, është deklaruar pas takimit që u mbajt sot në Ambasadën Amerikane në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Siç citohet nga Radio Evropa e Lirë, Rashiq për këtë medium ka thënë se “cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë”.

Tutje, bëhet e ditur se Rashiq nuk ka dhënë më shumë detaje rreth takimit.

“Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë.” – ka thënë ai.

Veç kësaj, Rashiq ka konfirmuar se “ka potencial për bisedime të mëtejshme”.

Ndërkohë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier – që kishte detyrë edhe të moderonte diskutimin në fjalë – u shpreh me anë të një postimi në Tëitter njoftoi për një gjë të tillë.

“Sot ne mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasdën e ShBA-ve në Prishtinë mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Mirënjohës për palët e interesit që ishin të pranishme e që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve në Dialog,” – u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua