Live

Ministri serb: Kurti po synon destabilizimin

09:57 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është aq e tensionuar sa që incidentet e vogla mund t’i çojnë gjërat në drejtim të padëshirueshëm.

Ministri serb ka tentuar që të shfaqë edhe më tepër pasiguri duke thënë se Kosova vazhdimisht po bënë lëvizje që synojnë destabilizimin dhe dëbimin e serbëve.

“Situata është aq e tensionuar, sa që mjafton një gjë për t’a ndezur dhe çdo gjë mund të shkojë në drejtim të padëshirueshëm. Kjo nuk duhet të na habis, sepse Prishtina dhe Kurti gjatë gjithë mandatit të tij ka bërë një sërë lëvizjesh të thjeshta që synojnë destabilizimin, apo nxjerrjen nga konteksti të të gjitha marrëveshjeve”,tha ai.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti, mbrëmë është deklaruar pas zhvillimeve të njëpasnjëshme në veri të vendit.

Ai tha se bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të vendit dhe se e dinë se po u vie fundi

Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës as nuk bën pazare me to dhe as s’i duron ato.

“Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë”,tha ai.

Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të mbështesin shtetin dhe Policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, Republikën dhe demokracinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...