Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga Donika Gërvalla, ka vendosur që t’i shpenzojë 40 mijë euro në blerjen e disa laptopëve dhe PC-ve. Për ketë shërbim, tenderi i është dhënë grupit të operatorëve “Ilir Kosova” dhe “Comtrade Computers O.K”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme tash e tutje do të vendosen edhe disa laptopë dhe PC të reja.
Këtij institucioni që drejtohet nga Donika Gërvalla, blerja i ka kushtuar 40 mijë euro.
Tenderin “Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative” e ka fituar grupi i operatorëve “Ilir Kosova” dhe “Comtrade Computers O.K”, derisa në garë kanë qenë dy operatorë.
“Data e dhënies së kontratës 15.11.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 16.11.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 2 Vlera e përgjithshme e kontratës 39,376.80 euro”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni, përcjell Demokracia.com.
Ministria ka treguar se me 40 mijë euro do të blihen 20 laptopë dhe 16 PC.
“Brand Name All in One PC-Model IV Copë 16. Brand Name Llaptop- Model I copë 12. Brand Name Llaptop – Model II copë 8”.