Live

Ministria e Financave thotë se rritja ekonomike në vitin 2023 pritet të jetë 5.5%

09:01 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Rritja ekonomike, vitin e ardhshëm pritet të shkojë në 5.5%, derisa në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia e Kosovës shfaqi shenja ngadalësimi, duke u rritur mesatarisht me rreth 3.2%. Ky është konstatimi i Ministrisë së Financave, në pjesën e analizës së Kornizës Makrofiskale.

Por, projeksioni i inflacionit dhe i rritjes ekonomike është i rrethuar nga rreziqe të shtuara. Gjatë vitit 2023, inflacioni në Kosovë pritet të reduktohet në 4.2% dhe më tej në afatin e mesëm të stabilizohet rreth një mesatare prej 1.2%.

Të hyrat buxhetore për periudhën afatmesme pritet të rriten me rreth 9.7 % gjatë periudhës afat-mesme, me rritjen më të theksuar në vitin 2023 me 18.7%, kryesisht si efekt i vazhdimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si dhe formalizmi i ekonomisë.

Shpërndaje në

U Kopjua