Live

Ministria e Shëndetësisë bën një thirrje për profesionistët e papunë

11:12 / 06 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një njoftim për profesionistët shëndetësor.

Në këtë njoftim, Ministria bën thirrje që të gjithë profesionistët e licensuar të cilët janë të papunë, të dërgojnë të dhënat e tyre në email-at zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky regjistrim do të jetë i hapur nga data 6 tetor deri më 6 tetor.

Të dhënat që kërkohen janë:

Emri dhe Mbiemri

Data e lindjes, vendlindja

Vendbanimi

Thirrja profesionale

Numri i licencës

Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët)

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua