Live

Miratimi i Ligjit për paga, Mehaj: Do të ngris mirëqenien socio-ekonomike të ushtarakëve

19:52 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se miratimi i Ligjit për paga është veprim konkret që ka ndikim në ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike për ushtarakët.

“Miratimi i Ligjit për pagat, veprim konkret me impakt të lartë në ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike për ushtarakët tanë dhe familjet e tyre. Sot me miratimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik në Kuvendin e Kosovës po kurorëzohet objektivi dhe zotimi i Qeverisë për rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të ushtarakëve tanë krahas të gjithë zyrtarëve tjerë publik që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës”.

Mehaj, mes tjerash, thotë se përmes këtij ligji nuk do të ketë më dallim të jashtëzakonshëm mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët.

“Përmes këtij Ligji nuk ekziston më dallimi i jashtëzakonshëm ndërmjet pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, ngase nga 20 herë sa ishte dallimi deri tash është nivelizuar në vetëm 4.78 herë. Me Ligjin e Pagave të votuar sot nga Kuvendi i Republikë dallimi në mes të koeficientit më të lartë që është Presidentja, Komandantja supreme, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë, e dallimi në mes të pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë”.

“Kjo është social-demokracia dhe kujdesi ndaj mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...