Një operacion i rrallë është kryer për herë të parë në QKUK.
Në këtë institucion shëndetësor, kardiokirurgët e kanë kryer operacionin ‘David’ tek një pacient me diseksion akut të aortës dhe rupturë në rrënjët e saj.
Me këtë operacion pacientit i është mundësuar që t’i ruhet valvula native aortale gjatë zëvendësimit të rrënjës së aortës në rastet kur ka diseksion akut dhe aneurizëm. Kështu ka shpjeguar njëri nga mjekët që ka kryer këtë operacion Dr. Kushtrim Shala.
Operacioni është kryer nga ekipa Dr. Kushtrim Shala, Dr. Endrit Shala dhe ekipa e anestezionit.
“Operacionet e tilla komplekse kryhen kryesisht në qendra te mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës. Njëkohësisht gjatë këtij operimi për herë të parë në raste të tilla është realizuar proteksion i zemrës me kardioplegji Del Nido, njera ndër kardioplegjitë që ofron proteksion superior të miokardit (ruajtjes së zemrës gjatë operacioneve të tilla). Pacienti i pranuar në gjendje shoku si diseksion akut Stanford tip A në mesnatën e djeshme pas operimit në mëngjesin e sotëm është vendosur në mjekimin intenziv kardiokirurgjik në gjendje stabile për trajtim të mëtejshëm”, ka shkruar doktori.