Live

​Modelja e TikTok vdes papritur nga ataku kardiak në moshën 21 vjeçare

19:04 / 03 Dhjetor 2022

Nga admin

Një modele e preferuar e rrjeteve sociale nga Ontario në Kanada, ka ndërruar jetë papritur në fillim të javës nga një atak kardiak i dyshuar, njoftonin prindërit e saj në një postim në Instagram. Shkaqet zyrtare të vdekjes së saj ende nuk janë konfirmuar.

21 vjeçarja Megha Thakur kishte treguar javët e fundit se vuante nga ankthi dhe kishte pasur më herët mendime vetëvrasëse.

Në një prej postimeve të saj në TikTok, Thakur tregonte për 931,000 ndjekësit e saj se po përgatitej të shkonte në një event ku “do të vishte diçka që të binte sa më shumë në sy”.

Edhe pse në video ajo flet për imazhin trupor dhe se “kërkon të shtojë vetëbesimin te të tjerët”, Thakur e nis duke thënë se vuan vetë nga ankthi e pasiguria.

“Kam pasur ankth, i cili më pas kthehet në stres, dhe më pas kthehen në sëmundje”, tregon ajo.

Shkaqet zyrtare të vdekjes së saj ende nuk janë konfirmuar.

Shumë nga ndjekësit e saj komentonin për autenticitetin dhe aftësinë e saj për të “qenë e vërtetë”, që kishte kontribuar në shtimin e numrit të audiencës.

Një nga përdoruesit shkruante: “Falemnderit që je kaq autentike, që ke krijuar një komunitet pozitiv dhe motivues”.

Disa ditë para vdekjes së Thakur më 24 nëntor ajo postoi një video të vetes duke kaluar mes New York City me shënimin: “Vetë ti ke në dorë fatin tënd, mos e harro asnjëherë”.

Thakur kishte nisur t postonte në TikTok prej vitit 2019 duke u fokusuar te vetëbesimi, por pranonte se kishte qenë prej vitesh në depresion derisa gjeti forcën dhe vetëbesimin për të cilin njerëzit e ndiqnin aq shumë.

“Kam qenë në depresion prej vitesh, nuk desha më të jetoja. Por duhet të kërkojmë mënyra për të përmirësuar të kuptuarin dhe shëndetin mendor, për të ndihmuar veten dhe të tjerë”, shkruante ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua