Live

Moderatorja pyet pse fëmijët rrinë në 11 të natës për koncertin e Fjolles?

10:19 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Fjolla Morina shkaktoi konfuzion me paraqitjen e saj në një koncert në Skënderaj.

E tërë kjo bujë erdhi si pasojë e veshjes së saj shumë provokative. Këngëtarja kishte ekspozuar mjaft trupin, para publikut që përbëhej nga shumë fëmijë.

Ajo u kritikua shumë nga mediat e njerëz të ndryshëm. Por kësaj radhe moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu kritikon nënat e atyre fëmijëve që ishin në koncert.

“Mama te indinjuara për Fjollën qe këndoi e veshur me body në koncert, një pyetje kam për ju;Fjolla, kalamajtë e vet i kishte ne shtëpinë e saj, në gjumë.Kalamajtë tuaj, ca dreqin duan në 23.00 te natës, në mes të sheshit duke parë Fjollën? A mos vallë duhej të kishin ngrenë darkën dhe të ishin në gjumë kalameqerit tuaj gjithashtu???”, shkruan moderatorja në mbrojtje të këngëtares”, ka shkruar Fatma.

Shpërndaje në

U Kopjua