Live

Molliqaj: 288 mijë qytetarë jetojnë me 5 euro në ditë

20:18 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se mbi 72 familje përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të masës mbështetëse për familjet e cenueshme, masë kjo e cila mbështetet financiarisht edhe nga Bashkimi Evropian (BE).

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai në rrjetin social në Facebook ka thënë se 288 mijë qytetarë jetojnë me 5 euro në ditë.

”Hekuran Murati e pranoi që janë 72 mijë familje 4 anëtarshe me të hyra deri në 600€. Këtyre ka me ua subvencionu qeveria një pjesë të shpenzimeve të rrymës.288.000 qytetarë (rreth 20% e popullsisë) jetojnë me 5 euro në ditë ku përfshihen krejt shpenzimet”, ka thënë Molliqaj.

Me 5 euro mundesh me i ble 3 byrekë, 3 jogurta dhe 10 cigare ndërsa për ilaçe, arsim, kontrolla mjekësore, transport, pushime, kafe, çaj, veshje paguan popullizmi, ka thënë Molliqaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...