Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” sonte ka pasur kritika për kandidatin e LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, duke thënë se është 2.0 i Vetëvendosjes.
Këtë e tha sepse sipas tij, Abdixhiku e ka një ide që duke ia konfirmuar elektoratit të VV-së disa gjëra, ai do të rritet dhe sipas tij, nuk ka dalur kështu, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo është një tendencë e një kopje të lodhët të Vetëvendosjes së kaluar. Do të thotë ëse ndonjëherë ka pasur tendencë më i thënë PSD-së, Vetëendosje 2.0, në fakt Lumir Abdixhiku është 2.0 i Vetëvendosjes”.
“Ai e ka një ide që duke ia konfirmuar elektoratit të VV-së disa gjëra ai do të rritet, e kështu nuk doli”, është shprehur tutje Molliqaj.