Live

Mori tiketë dënimi 500 Euro, ishte i dehur drejtuesi i automjetit në Obiliq

20:39 / 29 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Gjatë patrullimit në Obiliq, njesitet e trafikut kanë gjobitur me 500 euro një drejtues të automjetit.

Sipas policisë, pas ndaljes, i është bërë testi dhe ka rezultuar që është nën ndikimin e alkoolit.

“Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Obiliq, gjatë realizimit të detyrave në teren, kanë ndaluar drejtuesin e automjetit i cili drejton automjetin nën ndikim të alkoolit. Kundërvajtësit i shqiptohet gjoba prej 500€, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse për një vit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës thekson se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Shpërndaje në

U Kopjua