Në seancën e Kuvendit ka vazhduar debati për femicidin.
Ministrja Albulena Haxhiu dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kanë pasur një debat lidhur me faktin se a ka femicid në Kosovë.
Derisa ministrja Haxhiu po kundërpërgjigjej ndaj deklaratës se deputetes Msuliu e cila tha se në Kosovë nuk ka femicid, ka ndërhyrë edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Për mua vazhdon të mbetet e papranueshme qasja e deputetës Musliu, sepse ju në një farë forme arsyetuat vrasjet ndaj grave, jeni të papërmirësueshëm”, ka thënë Haxhiu
Këtu ka ndërhyrë Konjufca, i cili i kërkoi ministres që të mos e keqpërdorë foltoren.
“Mos e keqpërdorni zonja Haxhiu”, tha Konjufca.
Më pas, fjalën e ka marrë deputetja e PDK-së. Kjo e fundit ka ironizuar me qasjen e Haxhiut, duke thënë se kërkon mbrojtje, sepse dikush mund ta vras vetëm pse është femër.
“Ministrja e Drejtësisë është tmerri i përfaqësimit institucional dhe mesazhi që jep nga kjo foltore. Ajo thotë së në Kosovë sot vriten grat vetëm pse janë gra”, ka thënë Musliu.