Live

“Mos  ikni – Jeta në Kosovë më e mirë se në Gjemani, shtetin ta duam jo si qiraxhi”

10:25 / 17 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, afaristi dhe anëtari i Dhomës së Tregtisë dhe Afarizmit, Hamdi Malushaj.

Malushaj ka diskutuar çështje të ndryshme të zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Madje ai ka qenë shumë pesimist për politikëbërjen, elitat politike dhe kauzat e tyre.

Derisa ka treguar për investimet në Kosovë, ai ka vlerësuar se nuk është zgjidhje ikja nga vendi.

“Është e dhimbshme sa padrejtë, sa pa zot shtëpie ka mbetur Kosova që sa vite me i’a marrur rininë me mashtrime. Mund të jenë edhe fidjalat armiqësore me shperngul një rini dhe me e shfaqë pa dinjitet në vend të huaj ku më mirë ka qenë në vendin e vet”, tha Malushaj.

Ai më pas ka përmendur edhe një histori nga jeta e tij, ku ka treguar se besimi i tij është shumë i madh në këtë vend.

“Jemi të rritur në pjesën e besimit në vend dhe ajo nuk më ka luhatur kurrë. Kam pasur edhe mundësi derisa kam qenë fëmijë i bashkëatdhetarit përjetësisht në botën e jashtme, sa ka qenë fjala përkohësisht. Domëthënë, unë babën dhe nanën e kam pasur në Gjermani dhe sjam luhat që të shpërngulem, dhe tash unë jam asi lloj krijese që nuk besoj në tjetër vend”, u shpreh Afaristi Malushaj.

Hamdi Malushaj, bënë të ditur se në Kosovë nuk ndihet si qiraxhi, prandaj edhe bënë investime si në shtëpi, “sepse qiraxhiu nuk e bënë as edhe një gozhdë se thotë ka me dalë”./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua