Live

Mos-pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, vjen reagimi i shteteve të QUINT-it

18:40 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Shtetet e QUINT-it e kanë dënuar mos-pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, të cilat pritet të mbahen më 23 prill të këtij viti.

Nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media, ka kërkuar nga të gjitha palët që shmanget dhuna, “e cila mund të prishë mbarëvajtjen e zgjedhjeve”.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se, pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor 2022, katër zgjedhje për kryetar bashkie dhe dy zgjedhje për asamble komunale do të zhvillohen më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat ligjore. Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në komunikatë.

“Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm”, vijon komunikata.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet.”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...