Live

Moti për sot

08:05 / 02 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Përkeqësim i motit parashihet për ditën e martë, me zhvillime të rrebesheve në pjesë të vendit, qysh orëve të paraditës. 

Gjatë ditës lokalisht priten zhvillime të stuhive që sjellin reshje më të shumta shiu dhe breshëri, por edhe erëra goditësE me shpejtësi edhe mbi 20m/s. 

Rrebeshe të shiu mund të vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 27C e 28C, por me kalimin e stuhive mund të pësojnë rënie edhe për 10C, deri në 17C e 20C, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e mërkurë mot më i freskët do të përfshijë vendin, me mundësi për riga lokale shiu, e maksimalet zbresin në 23C e 24C. Ndonjë rrebesh i izoluar shiu mund të zhvillohet ditën e enjtë përreth viseve malore. Të premtën vransira kalojnë mbi vend, por pa mundësi për të reshura. Temperaturat shënojnë rritje në 26C. Në fundjavë mot kryesisht me diell, e temperaturat rikthehen në vlera prej 30C.

Shpërndaje në

U Kopjua