Live

Moti për sot

07:58 / 03 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Ditën e mërkurë masa më të freskëta ajrore do të përfshinë vendin, që pritet të zbresin ndjeshëm temperaturat ditëve të ardhshme. 

Do të ketë më shumë vransira, që mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu, derisa gjatë ditës nuk do të mungojnë as intervale me diell, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, e ato maksimale shkojnë vetëm në 22C e 24C. Do të fryjë erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 6-12m/s.

Të enjten më shumë vransira vazhdojnë të kalojnë mbi vend, kryesisht orëve të para të ditës. 

Përreth viseve malore nuk duhet përjashtuar mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi të shkurtër shiu. Të premten parashihen intervale më të gjata me diell, me temperatura deri në 26C e 27C, derisa në fundjavë rikthehen temperaturat prej 30C, me mot kryesisht me diell.

Shpërndaje në

U Kopjua