Live

Mozzik i ftuar special sonte në Big Brother VIP Kosova

15:25 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Spektakli i sontëm në Big Brother VIP Kosova vjen me një vrull ngjarjesh që nuk duhen humbur.

Dinamikat brenda shtëpisë kanë qenë të shumta, andaj ato do të shtjellohen një nga një.

Përmes promos paralajmëruese është bërë e ditur edhe fakti se Getinjo dhe Ana do ta performojnë premierë këngën e tyre “Je e vetmja dashuri”, projekt ky që u nis dhe u bë hit sa ishin të dy brenda shtëpisë.

Por, jo vetëm kaq!

Mbrëmja do ta ketë një të ftuar special.

Fjala është për reperin e dhjetëra hiteve, Mozzik i cili do të performojë për banorët dhe për publikun.

A do ketë një komunikim me “kunatën” Vivien për herë të parë?

Na mbetet ta shohim sonte.

Mos e humbisni në Klan Kosova me fillim nga ora 21:00! /Prive.al

Shpërndaje në

U Kopjua