Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë përmes një komunikate ka theksuar se ka kapur 50 kilogram drogë të llojit marijuanë.
Me këtë aksion sipas tyre është shkatërruar një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi.
Droga e llojit marijuanë është zbuluar në një veturë me shenjat e OSBE-së, thuhet në komunikatën e MPB-së serbe.
OSBE ende nuk ka dalë me shpjegime shtesë nëse vetura e tyre është kepërdorë nga trafikantët e arrestuar. /kosova.live/