Live

MPB e Serbisë, 5 të arrestuar, i kapëm me drogë, u fut nga Kosova në veturën e “OSBE-së”

10:19 / 17 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë përmes një komunikate ka theksuar se ka kapur 50 kilogram drogë të llojit marijuanë.

Me këtë aksion sipas tyre është shkatërruar një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi.

Droga e llojit marijuanë është zbuluar në një veturë me shenjat e OSBE-së, thuhet në komunikatën e MPB-së serbe.

OSBE ende nuk ka dalë me shpjegime shtesë nëse vetura e tyre është kepërdorë nga trafikantët e arrestuar. /kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua